Drejtuesja e zyrës juridike në Departamentin Anti-Korrupsion në PD, ka folur për atë që përjetoi më datë 8 janar, ku selia e tyre, u sulmua nga protestuesit.

Në një rrëfim nga zyra e saj, e cila ende nuk është pastruar nga rrënojat e dëmeve të shkaktuara, drejtuesja e PD, thotë se është ndjerë tepër e kërcënuar.

Ajo jep mesazhin se distancohet përgjithmonë nga dhuna, duke shtuar se forca e tyre është fjala e idetë.

“Unë quhem Marinela Ziu. Prej 9 vitesh drejtoj zyrën juridike në Departamentin Anti-Korrupsion në Partinë Demokratike.

Mesditën e 8 janarit nuk kam për ta harruar kurrë, atë urrejtje të një grupi njerëzish që silleshin si bandë kriminale që nuk ka asnjë lidhje me demokratët dhe që ulërinin duke kërkuar vdekjen e vajzave, grave, djemve dhe burrave që ishin në krye të detyrës në selinë e partisë. Në jetë nuk jam ndierë kurrë e kërcënuar apo e frikësuar, fatkeqësisht u ndjeva ashtu në selinë e shtëpisë sonë të përbashkët.

8 janari shënon distancimin total të Partisë Demokratike nga dhuna si një mjet politik brenda vetes edhe me kundërshtarin sepse forca jonë është fjala, forca jonë janë idetë”, tha Ziu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: