I ftuari i parë në “Dola te Ola” ishte kantautori i mirënjohur nga Kosova Dren Abazi. Rrugëtimi i tij nëpër foto filloi nga fëmijëria e hershme e vazhdoi deri në projektet e fundit që artisti ka.

Gjatë kohës që në studio u shfaq një fotografi kur Dreni ka qenë i vogël, ai tha se ka qenë një fëmijë i lumtur. Ai tregoi se i kujton vitet e  vështira të Kosovës, pasi shkollat ishin të mbyllura dhe mësimin e zhvillonin nga shtëpia privatisht.

Për të patur një fëmijëri të lumtur dhe një jetë normale siç Dreni tregoi,  padyshim që ndikim të jashtëzakonshëm kanë patur prindërit e tij. Ai tha se ka marrëdhënie shumë të mirë me të dy, por me babanë ka qenë dhe është më i lidhur profesionalisht, pasi ai ka qenë kitarist.

E teksa zbuloi lidhjen e tij me kitarën, Dreni shtoi se ka filluar që herët ta mësojë, por pjesë e  pandashme e jetës së tij është bërë në shkollën e mesme. Ai tregoi se më herët për rreth 5-6 vite ka qenë ka qenë futbollist, dhe mjaft i mire. Për shkak se ishte më i gjatë se moshatarët ka qenë mesfushor dhe mbrojtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb