Grevat në Francë kanë hyrë në ditën e saj të tretë.

Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve, ku kreu i shtetit Emmanuel Macron miratoi projektligjin e ri.

Qindra mijëra njerëz pritej të merrnin pjesë në më shumë se 200 demonstrata në rrugë në të gjithë Francën sot.

Për shkak të bllokimit të rrugëve, do të pezullohet shërbimi i transportit publik, si ai urban dhe ajror.

Po ashtu, do të mbyllen dhe disa shkolla, pasi një pjesë e mësuesve janë në grevë, të cilët po mbështeten dhe nga shumë studentë.

Sondazhet vazhdojnë të tregojnë se shumica e francezëve nuk e miratojnë planin e Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Mosha aktuale e daljes në pension në shumicën e vendeve të BE është 62 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb