Joan Laporta kërkon të rikthehet në komandimin e Barcelonës. Ish-presidenti blaugrana, që e udhëhoqi skuadrën nga vitit 2003 deri në vitin 2010, ka pohuar për RAC1 se është i gatshëm të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2021.

“Nëse asnjë kandidat që do të paraqitet nuk do të më bindë, do të paraqitem vëtë në zgjedhje. Tani për tani jam në këtë situatë. Kam ende shumë entuziasëm dhe mund të kanditoj me të vërtetë”, u shpreh njeriu që hodhi bazat e Barcelonës së madhe duke i besuar stolin Frenki Rajkardit dhe duke blerë Ronaldinjon nga PSG.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb