Talenti francez, Kylian Mbappe mund t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e kthimit përballë Manchester City.

Mbappe do të ishte një humbje e madhe për parizienët të cilët synojnë të përmbysin rezultatin në Angli.

Dëmtimi i Mbappe ka filluar që në fitoren ndaj Metz, por gjithsesi ndaj Manchester City luajti 90 minuta të plota, edhe pse nuk la gjurmë.

Manchester City  fitoi 1-2 me përmbysje në Paris dhe i duhet vetëm një barazim ose humbje jo më shumë se 0-1 për të kaluar në finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb