Barazimi kundër Verona, i konvertuar më pas me një humbje 3-0 në tavolinë, nuk është pritur mirë nga presidenca e re e Romës. Stoli i Fonseca është vendosur menjëherë në pikëpyetje, kjo pasi drejtuesit e klubit kryeqytetas dëshirojnë një trajner me peshë por një projekt të ri ku nuk do të mungojnë investimet me shpresën për të rikthyer verdhekuqtë konkurrues në Serie A dhe në Europë. Nëse përballë Juves vjen një tjetër humbje atëherë e ardhmja aventura e Fonseca në krye të Romës mund të përfundoj më shpejt se sa parashikohej.

Allegri Roma
Allegri Roma

Si hije mbi stolin e tij qëndron një emër i madh, Max Allegri. Ish trajneri i Juves shihet si personi ideal për të udhëhequr projektin e ri të klubit roman. As Allegri nuk është kundër kësaj ideje, përkundrazi, pas më shumë se një viti pushim është i gatshëm të marr drejtimin e një klubi. Emri i tij është lidhur shpesh edhe me Inter e PSG por të dy pankinat nuk duken të rrezikuara për momentin. Allegri nuk dëshiron të qëndroj me gjatë pushim, i mungon shumë stoli dhe adrenalina e të drejtuarit një ekip. Tekniku livorian është i gatshëm të pranoj dhe pak ulje nga kërkesat e tij për pagën, 10 milion euro në këtë kohe krizë janë shumë dhe Allegri është i vetëdijshëm në këtë pikë. Dy emrat e tij për post Fonseca janë edhe Maurizio Sarri dhe Ralf Rangnick me këtë të fundit që është takuar në Londër me presidentin e Romës pak kohë më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: