Situata politike në Mal të Zi duket se është tensionuese. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se idetë për rrëzimin e qeverisë e distancojnë vendin nga Bashkimi Europian.

“Se kush dëshiron ta destabilizoje Malin e Zi dhe kush përfiton le ta gjykojnë qytetarët. Kryeministri dhe qeveria nuk do ta inkurajojnë këtë destabilizim”, ka theksuar ai.

Gjithashtu i pyetur nëse është vënë në pikëpyetje mbijetesa e pushtetit ekzekutiv, ai është përgjigjur duke thënë se edhe kjo është e mundur dhe se një skenar i tillë mund të ketë filluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb