Dritan Dervishi, ish-drejtori i Partizanit në sezonin 2015-2016, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës për t’i hequr titullin kampion ekipit të Skënderbeut.

Dervishi shprehet se ndjehet i lumtur pasi pret që Komiteti ekzekutiv t’i akordojë titullin e këtij sezoni Partizanit dhe se ky do ishte një shpërblim për punën e bërë.

“Kam besuar dhe besoj te drejtësia sportive! Ky titull që dhe komiteti do të na e japë është një shpërblim për punën time, të stafit teknik dhe administrativ, si dhe veçanërisht familjes Demi. Ky është dhe sinjali që drejtësia sportive funksionon dhe është dashakeqës ai që e sulmon.

Këtë kampionat ia dedikojmë tifozëve të kuq dhe gjithë stafit, nga Agostineli deri te punëtori më i thjeshtë i klubit. Tani dikush që aty ka vënë rrënjë prej vitesh duhet të ketë kurajë të na kërkojë falje. Një falënderim për Komisionin e Etikës”, u shpreh Dervishi në një prononcim për “sportal.al”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb