Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka refuzuar sërish sot mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak, duke kërkuar që mbledhja të zhvillohet online.

Këshilli Bashkiak kërkoi mbledhje urgjente pas kërkesës së kryebashkiakut për të shkarkuar nga detyra sekretarin e përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali, me argumentin se ka mbushur moshën e pensionit.

Shkresa e kryebashkiakut Leli i kërkonte anëtarëve të këshillit bashkiak të Vlorës të zgjedhin një sekretar të ri të përgjithshëm, për t’i dhënë hapësirë moshës së re për t’u inkuadruar në bashki.

Por, nga ana e tyre, anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës e kanë konsideruar këtë gjë tendencioze, duke refuzuar shkarkimin e Gjipalit nga detyra. Me 40 vota pro dhe 2 kundër, Këshilli Bashkiak ka votuar për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm.

Sipas tyre, Gjipali duhet të qëndrojë në detyrë, derisa të gjendet një profesionist i ri, që mund ta zëvendësojë dhe jo të pushohet nga detyra menjëherë. Ndërkohë, Leli vijon të bëjë një mbledhje të dytë online me drejtuesit e institucioneve të bashkisë Vlorë, ku argumentonte përgjigjen e tij përse sekretari nuk duhet të vijojë në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb