PRISHTINË

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është takuar me kryetarin e komunës së Prishitnës Përparim Rama, gjatë vizitës së tij të nisur dje në Kosovë që ka si fokus promovimin e turizmit në Vlorë.

Leli shkruan se ishte befasues transformimi i hapësirave publike që ishte bërë në Prishtinë.

“Ishte befasues transformimi i hapësirave publike që ishte bërë në Prishtinë, për vizitat që mijëra turistë do të bëjnë gjatë edicionit të 14 të Manifest. Një shembull se si e shkuara mund të shihet e shfrytëzohet, përmes instalacioneve, ndryshe nga ç’ka qenë. Ejani shiheni se sa dimensione ka Prishtina, Kryetari i Komunës, Perparim Rama, i pret të gjithë.????”, shkruan kryebashkiaku i Vlorës.

Ndërkohë pas Prishtinës, Leli do të vizitojë Prizrenin, ku do të ketë takime me drejtues vendorë për promovimin e turizmit. Ndërkohë që nuk ka marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët që po zhvillohet në Pogradec.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb