Një video e “shpërthimeve të dritave blu” gjatë kohës që Meksika u trondit nga tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh është bërë virale në rrjet duke krijuar panik tek qytetarët.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar pasi kjo dukuri natyrore nuk është një shenjë që dita e kiametit është afër.

Fizikani i Universitetit Rutgers, Troy Shinbrot, shpjegoi se “nëse do të ndodhte, apokalipsi do të kishte ndodhur një mijë vjet më parë kur kjo u zbulua për herë të parë”, pasi pamja interesante është regjistruar historikisht dhe ndodh “rregullisht”.

Disa shkencëtarë besojnë se shpërthimi i dritës, ose shkëlqimi, është shkaktuar nga fërkimi i shkëmbit pranë kores së Tokës, që lëshon energji në atmosferë. Blici i dritës prodhohet pranë sipërfaqes së planetit.

Në anën tjetër, Sizmologu i Universitetit Autonom Ndërkombëtar i Meksikës, Victor Manuel Cruz Atienza, thotë se qielli në natën e tërmetit ishte plot me shumë aktivitete elektrike nga një stuhi shiu.

https://youtu.be/7UR-qVzo0-8

 

Tërmeti me amdhësi 7.0 goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; derisa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje dheu që mbulonin një autostradë kryesore. Banorët dolën jashtë objekteve derisa këto u lëkunden nga dridhjet e tërmet, mirëpo emocionet e tyre u tronditën më tej nga dritat blu, të cilat u shfaqën në qiell.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: