Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka zhvilluar këtë të diel zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Ai u prit nga homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu. Dy politikanët hipën në një helikopter të forcave ajrore turke, ndërsa bënë një vëzhgim nga afër të problematikave. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Blinken ndodhet në Turqi për të diskutuar mënyrat për të ndihmuar rajonet që kanë pësuar fatkeqësi të pallogaritshme dhe banorët e tyre që po i afrohen çdo ditë e më shumë krizës së thellë humanitare.

Nga ana tjetër analistët politikë theksojnë se do të diskutohet edhe për zhvillimet politike.

Më konkretisht, sipas burimeve pranë Ministrisë së Jashtme amerikane, ka shumë gjasa që SHBA-të të insistojnë, edhe në këto kushte, që Turqia të vazhdojë menjëherë me heqjen e vetos për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, shkruajnë media greke.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: