Më në fund pak dritë dritë në fund të tunelit për Paul Pogba. Mesfushori i Juventusit është rikthyer në stërvitjet në grup dy ditë pas ndeshjes kundër Nantes dhe ka luajtur të gjithë ndeshjen brenda grupit.

Rikthimi i tij në skuadër duket i afërt: francezi mund të synojë derbin me Torino të martën më 28 shkurt. Megjithatë jo të gjithë problemet e Juventusit qenka e thënë të zgjidhen sa u përket dëmtimeve.

Federico Chiesa, i cili humbi humbi ndeshjen me Spezian, është stërvitur veçmas dhe jo me ngarkesë. Gjendja e sulmuesit mbetet për t’u vlerësuar, me Allegrin që është në dilemë nëse do ta përdorë në ndeshjen e kthimit në Nantë. Dyshja e sulmit pritet të jetë Di Maria-Vlahovic, me Chiesan gati të hyjë nga pankina nëse është i disponueshëm.

Megjithatë, infermieria e Juventusit vazhdon të zbrazet: Bonucci mund të vendosë më shumë minuta në këmbë, Fagioli është mirë dhe mund ta nisë edhe nga minuta e parë përkrah Locatelli dhe Rabiot, me Paredes që do të ulej në stol. Kostic do të jetë në të majtë, ndërsa Cuadrado është rikuperuar plotësisht në të djathtë. Definitivisht jashtë kanë mbetur Miretti dhe Milik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb