Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Open” ka komentuar ngjarjen në Frakull të Fierit ku u kap një sasi e madhe kokaine e përzier me pleh kimik, e ardhur nga Kolumbia.

Ajo ka zbuluar se pasi të kryhej ndarja nga plehu kimik, droga do të ishte e destinuar për tregun europian.

“Zamir Rodriguez është personi që dyshohet se do bënte ndarjen e kokainës nga plehu organik. SPAK ka nisur kërkesën për informacion. Dyshohet se është eksperti për ndarjen e lëndës narkotike, e ushtronte edhe më herët këtë aktivitet. Ka ardhur në Shqipëri 2-3 muajt e fundit bashkë me ngarkesën. Ngarkesa ka ardhur nga Kolumbia që në shtator dhe ka qëndruar për 2 muaj në Shqipëri, ka kaluar në kryeqytet në një ambient që ruhej me armë zjarri dhe kamera.
Në Tivar nuk është kapur nga skaneri por është zbuluar nga agjentët antidrogë nga sinjalizimi nga DEA.

Kur është marrë vesh që është porositur nga një shqiptar, është kryer edhe përgjimi.

Laboratori në shtëpinë e Çervanakut nuk ishte ngritur akoma. Pas nxjerrjes nga plehu kimik, një sasi aq e madhe droge do ishte për tregun në BE nuk kishte se si të ishte për tregun vendas. Do ishte punë e grupeve të tjera që do ta dërgonin në BE”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: