VLORE– Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik llalla, ka mbërritur me urgjencë paraditen e sotme në Prokurorinë e Vlorës. Kjo lëvizje e kryeprokurorit vjen pas sekuestrimit të një sasie të madhe kanabisi në Babicë të Vlorës, e cila dyshohet se i takon bandës së Habilajve.

Llalla është pritur nge prokurori Ramadan Troci, dhe gjatë takimit pritet të diskutohet edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.
llalla

Në këtë takim, kryeprokurori Llalla shoqërohet nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Mësohet se pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme do t’i drejtohet edhe Prokurorisë së Lushnjës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb