Gazetarja Klodiana Haxhia ka zbuluar për “BalkanWeb” detaje të tjera nga pakot me 300 kilogramë kokaine që u sekuestruan në Portin e Durrësit.

Burime pranë Prokurorisë së Durrësit, kanë bërë me dije për gazetaren Haxhia, se në dekomunikacionin e makinës, është zbuluar dhe i gjithë itinerari që ka ndjekur e do të ndiqte kamioni.

Ajo është nisur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Shqipëria, ishte destinacion transit për në Napoli të Italisë. Nuk dihet ende nëse droga do të transportohej për në qytetin italian, apo prej aty, do të drejtohej për ndonjë shtet tjetër të BE, ndërsa po hetohet më tej për një rrjet kriminal i shtrirë në tre shtete, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Itali.
Ndërkohë vlen për t’u përmendur droga ishte vendosur në trup të kamionit, ndërsa ishte fshehur brenda pakove që mbanin logo të gjashtë markave të ndryshme nga “Chikago Bulls”, e deri te ekipi parisien “Paris Saint Germain”.

Sakaq, gazetarja Haxhia thotë se kontrollet në Portin e Durrësit janë shtuar së tepërmi kohët e fundit.

Çdo kamion sipas saj, para se të ngjitet për në traget, i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm, e kështu është bërë dhe në rastin e fjalë, ku është gjetur e sekuestruar sasia e madhe e drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb