Policia italiane ka sekuestruar dje 14 tonë pilula amfetamine të llojit “Kaptagon” që vinte nga Siria. Teksa e përshkruajnë aksionin një sukses të jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në të gjithë botën, e cila kapte një vlerë rreth 1 miliard euro.

CNN shkruan se hetuesit konfiskuan 3 konteinerë të mbushur me cilindra letre për përdorim industrial në portin e Salernos në jug të Italisë, me rreth 84 milionë pilula brenda.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kaptagon” është një ndër disa emërtimet për fenetilin hidroklorid, një drogë që bën pjesë në familjen e amfetaminës, një stimulues për sistemin nervor qendror. Kjo lloj droge mund të largojë frikën dhe lodhjen, ndërsa është më popullore në vendet e Lindjes së Mesme.

Policia italiane shton se “Kaptagon” konsiderohet ndryshe dhe si “droga e xhihadistëve”. Kjo për shkak se zbuluar shpesh në vendqëndrimet e terroristëve të ISIS, përfshirë në komandon që ishte prapa sulmeve në Paris në nëntorin e vitit 2015.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: