Anija ‘Unistream’ me qymyr guri ku u gjet 59 kilogramë kokainë, i është nënshtruar ditën e sotme kontrollit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se kontrolle janë kryer në pjesën e poshtme të saj për të parë nëse ka sasi tjetër kokaine të fshehur.

Ndërkohë kontrollet janë ushtruar nga polumbarët e forcave RENEA, ndërsa që vijon kontrolli në tonelatat me qymyr.

Sakaq për verifikimin e saj qymyri është kontrolluar nga agjentët e antidrogës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb