DURRËS – Një kamion i tonazhit të rëndë është ndaluar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit pasi në të është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike.

Në brendësi të kamionit ndodheshin arka të shumta plastike dhe pritej që të imbarkohej në Ankona të Italisë.

Policia Kufitare e Anti-Drogës ende nuk ka njoftuar me saktësi për sasinë e lëndës narkotike megjithatë mendohet se sasia e llojit Canabis Sativa është e madhe për shkak të përmasave të kamionit.

Pas ndalimit të kamionit, u shoqërua në polici shoferi SH.J . banues në Tiranë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: