Detaje të reja dalin në dritë nga droga që u sekuestrua në portin e Durrësit. Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se anija “Unistream” është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, një ditë më parë në orën 08:32.

Mësohet se brenda saj u zbuluan 53 pako me kokainë, të fshehura në dy çanta. Anija “Unistream” me kapiten rus, po transportonte 6500 ton qymyr, ndërsa kishte të fshehur në brendësi dy çanta me lëndë narkotike, kokainë. Droga ishte futur në 2 çanta, në mes të qymyrit dhe ka qenë vinçieri kur po mbushte kovën me qymyr ka konstatuar kokainën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë partnerët ndërkombëtar ata që sinjalizuan Policinë Shqiptare për sasinë e drogës, e cila ishte fshehur në hambarin e anijes.

Në të gdhirë të mëngjesit të sotëm në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: