Autoritetet greke të cilat sekuestruan 137 kg kokainë që vinte nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë nuk janë treguar indiferentë, përderisa i janë përgjigjur interesimit të Prokurorisë së Posacme duke përcjellë informacion lidhur me çështjen.

Burime të besuara pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se disa javë më parë mbërriti përgjigja e letërporosisë në lidhje me bllokimin e sasisë së madhe të kokainës në portin e Pireut në Athinë, sasi që u zëvendësua me oriz dhe u lejua të mbërrinte deri në Durrës.

Burimet janë tejet të rezervuara në lidhje me informacionet e mbërritura për faktin nëse në trafik janë përfshirë persona të tjerë nga Shqipëria, krahas gentian Malindit që është në kërkim dhe Altin Myslihakës e Ardian Begës që ndodhen nën arrest, përderisa nxorën ngarkesën nga porti.

Burime pranë dikastertit të drejtësisë konfirmuan faktin se në letërporosi janë shpjeguar të gjitha procedurat e ndjekura që nga momentin që është pikasur droga në 4 kontenierët e ngarkuar mëe banana, zëvendësimi me oriz e deri tek vendimi për të lejuar lëvizjen e ngarkesës me dorëzim të kontrolluar.

Autoritetet greke kanë konfirmuar faktin se duke qenë se kontenierët ku ishte fshehur droga u kapën në kohë të ndryshme, janë celur dy cështje hetimore, por emrat e personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar mbahen sekret. Sasia e madhe e drogës e vendosur në 4 kontenierë frigoriferikë që trasportonin banane për llogari të një kompanie në pronësi të një biznesmeni nga Vlora, u zbulua në portin e Pireut.

Rezultoi se trafikantët u kishin vendosur GPS pakove me kokainë të nisura nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Mes autoriteteve të dy vendeve u ra dakord që droga të hiqej dhe të zëvendësohej me oriz.

Ngarkesa u lejua të mbërrinte në Durrës, ku sipas prokurorisë Gentian Malindi në bashkëpunim me dy të pandehurit e tjerë Myslihaka dhe Bega, ky i fundit punonjës në port, i morën pakot, por në momentin që kuptuan se brenda tyre nuk kishte kokainë i hodhën në mes të rrugës dhe u larguan. Malindi ia doli t’i shpëtonte policisë, edhe pse ishte në ndjekje nga uniformat blu. Ndërsa dy të tjerët vijojnë të mbahen në paraburgim derisa drejtësia të tyhot fjalën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb