Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia në Selanik, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtarë trafikimi lëndësh narkotike.

Dyshohet se ky rrejt importon drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas mediave greke, 44-vjeçarit i janë sekuestruar më shumë se 27 kg drogë.

Sipas policisë, 44-vjeçari kishte rolin e “marrjes, fshehjes dhe tregtimit të mëtejshëm të substancave të drogës në prefekturën e Selanikut,” për llogari të këtij grupi.

Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e tij në Toumba të Selanikut, ku ndër të tjera u sekuestrua një kallashnikov me dhe një karikator me 14 plumba.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: