Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për të shtatë personat e arrestuar gjatë operacionit “Tranzit” mes tyre edhe vëllai i ish-shefit të qarkullimit Dibër Pajtim Aga.

Prokurori Robert Kote tha se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollatë. Vendimi pritet të jepet nesër në orën 11:00.

Të arrestuarit
Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj

Më 18 janar Policia e Shtetit arrestoi 7 persona dhe sekuestroi 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate gjatë operacionit të koduar “TRANZIT”.

Shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.
Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Pas operacionit, u pezullua nga detyra shefi i qarkullimit Dibër Robert Aga, emri i të cilit doli edhe në përgjimet e publikuara nga Bild për zgjedhjet në Dibër.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb