ITALI

Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë së shtetit fqinj, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine me një vlerë të konsiderueshme.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije mbante me vete 70  gram kokainë si dhe një sasi tjetër momentare.

Siç raportojnë mediat lokale në Itali, sasia e parave që kishte shqiptari i arrestuar përllogaritej në 3 mijë euro.

Nuk jepen detaje të tjera për këtë operacion, por ndërkohë hetimet kanë nisur për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb