Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim kryetarin e fshatit Barç, në Çorovodë, pasi i është gjetur lëndë narkotike dhe një armë gjahu. Bëhet fjalë për zyrtarin D. H., ku gjatë kontrollit në banesën dhe magazinën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar 15 kg kanabis dhe armën e gjahut teke.

Njoftimi i policisë:

Skrapar
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu. Shpallet në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb