Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Gjatë aksionit të fundit, uniformat blu kanë sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin e mitur me iniciale A. H., 17 vjeç, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: