Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim.

Burime zyrtare të uniformave blu, bëjnë me dije se në pranga është arrestuar A. P., 32-vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivët, iu gjet një sasi kanabisi dhe kokaine. Nga ana tjetër, është bërë i mundur edhe arrestimi F. SH., 29-vjeç i shpallur në kërkim nga policia për dhunë në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 32 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb