Autoritetet italiane dhe ato spanjolle me ndihëm e Europol kanë shkatërruar bandën kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Nga operacioni janë arrestuar 33 persona të dyshuar, mes tyre 4 shqiptarë. Anëtarët e tjerë janë shtetas italianë, kolumbianë, marokenë dhe sirianë.

Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 18.5 mln euro asete. Struktura kriminale përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejonte që krimi i organizuar të maskonte burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe të shmangte zbulimin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.

Europol ishte në ndjekje të bandës kriminale që prej vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb