Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Narkotikët në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetë 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin G. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb