Një sasi droge prej 91 kg e 150 gramë është kapur në doganën e Mavromatit, në Qafë-Botë, nga policia greke.

Fqinjët raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës.

Nga aksioni i policisë greke kanë rënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët do ta dërgonin drogën në Athinë. Mjeti kishte kaluar doganën shqiptare pa probleme, por është ndaluar në doganën greke nga oficerët e doganës dhe anti-drogës së Igumenicës.

“BalkanWeb” mëson se kanë rënë në prangat e policisë greke shtetasit Dori Lamkaj, 45 vjeç, lindur në Patos, i cili ishte shofer i mjetit ku ndodhej droga, si dhe Safet Ymeraj, 68 vjeç, nga Fieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb