SHKODËR

Policia kufitare ka goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike në pikën kufitare të Muriqanit në qytetin e Shkodrës, ndërsa ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili po tentonte të trafikonte 20 kg drogë drejt Malit të Zi.

Njoftimi i policisë:

“Policia Kufitare  parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një 27 vjeçar, i cili tentoi të trafikonte në drejtim të Malit të Zi, 20 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.Shërbimet e  Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në PKK Muriqan, në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit  me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm një mjet të dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike.

Nga kontrolli i  imtësishëm i ushtruar mjetit që drejtohej nga 27 vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare  gjetën  të fshehur dhe sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në vendngjarje ka mbëritur grupi hetimor dhe specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Shkodër të cilët në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  D.K., 27 vjeç,  banues në fshatin Kçar i Poshtëm -Demiraj, Malësi e Madhe. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb