ITALI

Policia italiane ka gjetur drogë dhe armë të paligjshme në një banesë në Itali, ku jetonin dy shqiptarë.

Gjykata e Romës ka vendosur që të mos lërë në paraburgim Fatmir Filollin, 31 vjec, por ta detyrojë atë vetëm që të mos largohet nga provinca ku jeton, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Ndërsa, për shqiptarin tjetër është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”. Të dy shqiptarët janë kapur nga policia në Ardea, teksa në apartament kishin drogë dhe armë.

Karabinierët gjatë kontrollit kanë gjetur dy pistoleta të tipitt Beretta, ndërsa kanë sekuestruar edhe lëndë narkotike. Të dyja armët ishin plot me plumba, Dyshohet se të dy shqiptarët merreshin me lëndë narkotike, ndërsa banesa ishte marrë me qira.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb