VLORA

Tre persona janë arrestuar në qytetet jugore Vlorë, Selenicë e Sarandë për vepra të ndryshme penale.
Një 50- vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi në lagjen e tij ka kërcënuar dhe dhunuar bashkëshorten.

Në Selenicë një 58- vjeçar i janë zbuluar disa fidanë kanabisi afër stanit të tij në Vllahinë, kurse në Sarandë një 53- vjeçari iu gjet në xhep një sasi kanabisi gjithashtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas në fushën e dhunës në familje si dhe asaj narkotike.

Arrestohet shtetasi V. L., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën e lagjes së tij, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, kur kjo e fundit ka qenë e pajisur me Urdhër Mbrojtje.
—-
Arrestohet shtetasi R. B., 58 vjeç, banues në fshatin Vllahinë, Selenicë, pasi shërbimet policore kanë evidentuar disa fidanë të dyshuara kanabis sativa, të mbjella në afërsi të stanit të tij në fshatin Vllahinë, për të cilat ky shtetas dyshohet të jetë autor.
—-
Arrestohet në flagrancë shtetasi I. J., 53 vjeç, banues në Sarandë, pasi këtij shtetasi gjatë kontrollit personal që i është ushtruar në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Kranesë”, iu gjet në xhep një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb