TIRANE – Një 24-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me drogë.  Shtetasi E.K është arrestuar pranë Medresesë në kryeqytet, ku pas kontrollit në mjetin “Honda’ iu gjetën 2 doza kokainë, e ndërsa në banesë i është gjetur një një sasi fishekësh dhe 3 predha fishekësh luftarakë.

Gjithashtu pas kontrollit të mëtejshëm të bërë në shtëpinë e të riut, iu gjetën edhe 5 fishekë luftarakë e 3 predha fishekësh model 56.

“Më datë 06.01.2018, rreth orës 16:00, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K.  vjeç 24, banues në Tiranë, pasi rreth orës 11:00, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, gjatë kontrollit të mjetit tip “Honda” Iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës, ju gjetën e bllokuan 5 fishekë luftarak model 56 dhe 3 predha fishekësh luftarak model 56. Nenet 283/1 e 278 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb