TIRANË
Në vazhdën e operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona.

Në total sipas policisë, janë sekuestruar 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar si false.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Policia godet 3 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen rreth 1 kg e 37 gramë lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë 50 E e dyshuar fallco.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha Qarkun e Tiranës për kapjen e personave që merren me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. T., 23 vjeç dhe K. M., 22 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe 3 aparate celular ;

E. C., 23 vjeç, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë dhe një kartmonedhë 50 euro, e dyshuar fallco ;

J. Xh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb