Një 27-vjeçare braziliane, e cilësuar si një nga krerët e një karteli droge në Brazil është arrestuar nga policia. Valeska Pereira Monteiro, kishte shkuar për pushime luksoze, me paratë që i fitonte nga veprimtaria kriminale.

Ajo ishte kryetarja e një bande që vepronte në Ceara. E reja merrej me ndarjen e parave dhe grumbullimin e tyre si dhe caktonte territoret e shpërndarjes. Monteiro u kap në Rio Grande do Sul, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër arresti.

Para arrestimit, Valeska ka kaluar pushimet në vende si Rio De Janeiro ku ka shpenzuar shumë. 27-vjeçarja akuzohet për vjedhje e trafik droge. Braziliania ishte arrestuar dhe në vitin 2014, ku akuzohej për po të njëjtat akuza.

Policia i ka sekuestruar dy pistoleta si dhe municion luftarak.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb