Policia e Lezhës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, duke arrestuar një 20-vjeçar, që posedonte lëndën narkotike.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DPV Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. R., 20 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në një lokal, në qytet Lezhë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar canabis sativa, gati për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: