GREQI– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë greke, pasi janë kapur me rreth 40 kilogram kanabis në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni u krye në Janinë nga njësia anti-droge e Patres, ku në një mjet i cili kishte destinacion qytetin e Ileas u gjeten dhe sekuestruan 11 pako me 43 kg 641 gram marijuanë me peshë totale rreth 44 kilogram.

Mësohet se droga e sekuestruar kap vlerën prej 110 mijë eurove në tregun grek. Gjithashtu është shpallur në kërkim pritësi i lendes narkotike, një shtetas grek. Identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar nuk bëhet i ditur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: