Policia e Elbasanit ka arrestuar një 48-vjeçar, i cili shpërndante drogë në doza të vogla në qytet.

Në pranga ka rënë shtetasi K. M., të cilit i janë sekuestruar 18 doza kanabis e kokainë, dy celularë dhe një makina me të cilën lëvizte.

Gjithashtu, policia i ka sekuestruar trafikantit 48-vjeçar edhe 2100 euro, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës.

Njoftimi i policisë:
Shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, vihet në pranga nga Policia poseduesi i tyre. Sekuestrohen lëndë narkotike, një shumë parash si dhe një automjet.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.M., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi në afërsi të lagjes “11 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizike dhe në automjetin në të cilin lëvizte shtetasi K.M., Polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale:

17 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Dy aparate celuar, automjeti me të cilin lëvizte. 2100 Euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb