GREQI

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 29 vjeçar për trafikim të lëndëve narkotike në Selanik. Mësohet se menjëherë pas arrestimit të shqiptarit ende të paidentifikuar janë sekuestruar edhe 27 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Nikopoli, ku janë sekuestruar edhe 4 pako me 27 kg e 246 gramë marijuanë. Ende nuk dihet nëse droga e kapur kishte si vend origjine Shqipërinë.

 

52890322 2295750350708308 5190450067202375680 N
52890322 2295750350708308 5190450067202375680 N

Ndërkohë policia greke bën me dije se 29 vjeçari shqiptar, tashmë  i arrestuar ndodhej në Greqi pa dokumenta që mund të  justifikonin ligjshmërinë e qëndrimit të tij në këtë vend.

Kujtojmë që kohët e fundit janë shtuar edhe rastet e kapjes të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe arrestimit të shtetasve me kombësi shqiptare.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb