GREQI

Nuk ka të ndalur droga nga Shqipëria.  Këtë herë policia greke në një tjetër operacion tenton të ndalojë dy automjete në Kostur.  I pari bindet dhe arrestohen dy shtetase greke 52 dhe 23-vjec që shërbenin për të kontrolluar rrugën ku do kalonte mjeti i dytë. Mjeti i dytë shton shpejtësinë dhe largohet, braktiset nga drejtuesi i cili futet në një pyll.

Mësohet se ka nisur me ndihmën e një qeni nuhates duke kapur edhe të dyshuarin, shqiptarin 32-vjec. Në mjetin e tij sekuestrohen 4 çanta që permbanin 16 pako me 81 kg 660 gram marijuanë.

Ne shtepine e 52-vjeçares greke sekuestrohen 125 gram marijuanë dhe 69 euro. Nga hetimi rezulton se shqiptari kishte hyre ne Greqi në menyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër. Atij i sekuestrohen 300 euro dhe 4 celularë me 6 karta SIM.

  • foto galeri
  • foto galeri

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.1 ton marijuanë qe vinte nga Shqipëria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb