Janë sekuesteruar gjatë ditës së sotme rreth 21 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga përfundoi Kristo Kati, lindur në Finiq të Delvinës dhe banues në Athinë. Mjeti u kap në Dafni të  Igumenicës.

Droga kishte kaluar nga kufiri i gjelbër dhe ishte fshehur në mjetin që drejtohej nga një 63-vjeçar me shtetësi shqiptare dhe me kombësi greke, raporton “BalkanWeb“.

Poshtë sediljes së pasagjerit, u gjeten të fshehura 40 pako me 20 kg dhe 846 gram marijuanë. Rezulton se 63-vjecari ishte me precedentë të mëparshëm në Greqi për trafik klandestinësh.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb