ITALI-Sipërmarrësi i arratisur italian Walter D’Alessandro, në kërkim nga policia si pjesë e organizatës kriminale nën akuzën e trafikimit të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë është dorëzuar në polici.

Ai sipas hetimeve, vinte në dispozicion të shpërndarësve e korrierëve shqiptarë makina të fuqishme për trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, 43-vjeçari është sipërmarrës ndërtimi. “Me anë të biznesit të tij, ai kishte punësuar në mënyrë false, për t’i siguruar leje qëndrimi të rregullt, disa shqiptarë, që realisht i përdorte për trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë e Italisë”-shkruajnë mediat italiane.

Pas hetimeve, policia e shpalli atë mëngjesin e se premtes në kërkim. “Ndaj tij rëndojnë dhe akuzat për evazion fiskal, operacione financiare false në para e në të mira materiale”¬ shkruajnë mediat italiane.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb