TIRANE

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë padyshim çifti më i komentuar i momentit. Por dalja në nominim e Kiares ka bërë që dyshja të lidhen akoma më shumë por dhe të shtohet ankthi për rezultatet e këtij nominimi.

Për Luizin tashmë dronët që mbërrijnë në shtëpinë e Big Borthëer VIP tashmë janë normale por sot një dron ka surprizuar çiftin.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në mediat sociale një dron ka ardhur për Kiaren dhe Luizin ku i jep mbështetje moderatores për nominim që “kokë më kokë” me Olta Gixharin. “Gjithë shqiptarët janë me çiftin”, shkruhej në dronin e dërguar. Vëllai i Madh u bëri thirrje banorëve që të futen menjëherë në shtëpi. Ndërkohë çifti u lumturua nga surpriza. Luizi iu drejtua Kiarës duke i thënë se mos të ketë frikë pasi ajo nuk do të dalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: