https://www.youtube.com/watch?v=8_eRzxpZdj4

14 tetor 2014 është një datë e cila do mbahet mend gjatë në botën e futbollit, do mbahet mend për huliganizmin e tifozëve serbë, për krenarinë e shfaqur nga futbollistët shqiptarë por mbi të gjitha për dronin që Ballist Morina ngriti në stadiumin e Beogradit.

Droni tashmë është kthyer në modë në të gjithë botën, madje edhe në takimet më të famshme si derbi i argjentinas Boca Juniors- River Plates. Tifozët e Boca-s imitojnë Ballistin duke provokuar rivalët e urryer të River Plates më një dron i cili mbante një fanellë “fantazmë” të Boca Juniors.

Ndeshja ishte e ndërprerë me fillimin e pjesës së dytë pasi futbollistët e River Plates ishin spërkatur më lëng lotsjellës.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb