Kryeministri Edi Rama ka premtuar se brenda 2021 Dropulli me rrjetin e ri të ujit do të ketë 24 orë ujë në ditë.
Rama thotë se këto ‘halle’ nganjëherë duken absurde pasi nëse do të bëheshin më parë hap pas hapi do të ishin bërë tashmë me kohë e me vakte.

Ai nuk harron të thumbojë opozitën, duke thënë se historia e ujit të pijshëm është shembull që bën dallimin mes qeverisë aktuale dhe atyre që e lanë Shqipërinë në ‘derexhenë’ që u trashëgua.

 

STATUSI NGA EDI RAMA
Edi Rama?RRJETI I UJIT TË PISHËM në Dropullin e Poshtëm daton qysh në vitin 1976 dhe sjell në çezma deri 4 orë ujë në ditë, ndërsa në Dropullin e Sipërm akoma më keq, një linjë e vitit 1950, e cila në ditën më të mirë furnizon me 2 orë në ditë ujë.

SOT PO NDËRTOHEN 21 kilometra linjë për lart dhe 5.5 kilometra rrjet i brendshëm poshtë, për 24 orë ujë brenda vitit 2021?

*** disa këtu nuk duan ta kuptojnë se po nuk e mbajtëm parasysh nga jemi nisur, s’kemi shans të kuptojmë si mund të shkojmë aty ku duam dhe historia e ujit të pishëm është një shembull, që ndihmon shumë për të bërë dallimin mes nesh e atyre që e lanë me dekada të tëra Shqipërinë në derexhenë ku ne e trashëguam! Sikur këto punë dhe plot të tjera të ishin bërë hap pas hapi, me kohë e me vakt, sot s’do kishim këto halle që nganjëherë duken edhe absurde.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb