Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat ka kryer depistimin në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qarkut të Beratit. I gjithë stafi i 15 kopshteve dhe çerdheve në qytetin e Beratit ka përfunduar sot testimin për Covid-19.

Testimi i 110 edukatoreve është kryer nëpërmjet testeve të shpejta dhe përgjigjja e testimeve ka përfunduar në 30-minuta. Përveç edukatoreve, testimit i janë nënshtruar edhe sanitaret, kuzhinieret dhe punonjësit e administratës në këto institucione arsimore.

Depistimi i kryer në kopshte dhe çerdhe, ku të gjitha testet kanë rezultuar “negativë” kishte si qëllim sigurimin e shëndetit të fëmijëve nga 1-6 vjeç, që kanë filluar prej dy-javësh frekuentimin e këtyre institucioneve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Identifikimi dhe gjurmimi i rasteve pozitive përmes testit të shpejtë të antigenit, cilësohet nga mjekët epidemiologë në Berat si një mekanizëm mjaft efikas për menaxhimin e pandemisë. Sipas mjekëve, nëpërmjet testit të shpejtë mundësohet edhe kryerja në kohë reale e hetimit epidemiologjik të rasteve të evidentuara.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se në ditët në vijim do të kryhet depistimi i plotë edhe në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, për të vijuar më pas me institucionet vendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb