Diva botërore e popit, Dua Lipa ka qenë në vëmendjen e mediave këtë javë, pasi u shpall dhe fituesja e “Albumit më të mirë të muzikës pop”, në festivalin “Grammy Aëards”.

Dua, është shfaqur së fundmi në rrugët e Hollwood së bashku me të partnerin Anëar Hadid. Në fotot e publikuara, këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet e veshur me një stilt ë veçantë, që ia nxirrte në pah barkun e tonifikuar.

Gjithashtu ajo, shihet teksa shijon një akullore në praninë e të dashurit. Këngëtarja 25 vjeçare, shihet e veshur një bluzë të kaltër me xhinse të zeza, ndërsa drejtohej në dyqanin e akulloreve.

Ndërkohë, i dashuri i saj Anwar shfaqi sensin e tij tërheqës të stilit, i veshur me një palë pantallona me printe me figura në ngjyrat blu dhe të verdhë, ndërsa kishte veshur një xhup me logo në pjesën e sipërme.

Të martën Dua e vlerësoi ‘të dashurin e saj si një engjëll’, pasi ai organizoi një festë befasi për të shënuar triumfin e saj më të fundit në “Grammy”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: