SHBA

Dua Lipa dëshiron të ketë një bashkëpunim me Madonën, e këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i këngëtares shqiptare Ben Maëson.

Në një intervistë për “Music Ëeek”, teksa foli për albumin e fundit të yllit muzikor “Future Nostalgia”, ai shtoi se ishte ndikuar shumë nga “Confessions on a Dancefloor” nga Madonna, e se të dy përmbajnë këngë të prodhuara nga Stuart Price. I pyetur nëse Dua Lipa mund të jetë Madonna e ardhshme, Maëson u përgjigj:

“Varet çfarë nënkuptoni me këtë. Dua padyshim do të ketë një karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna.

Në fakt ne po përpiqemi të kontaktojmë me Madonën për një bashkëpunim. Do i dërgoj një email e do të shohim nëse do të pranojë”. Menaxheri gjithashtu shtoi se kur e takoi për herë të parë Dua Lipan në moshën 17 vjeçare, ajo i tha se aspironte të bëhej si Madonna.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Maëson. “Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: