SHBA

Së fundmi Dua Lipa ka kaluar nga një sukses në tjetrin. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka arritur të cilësohet si ylli i ‘pop’-it për momentin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka fituar një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme të muzikës si “MTV EMA’s”, “Variety”, “Bambi Aëards” e shumë të tjera.
Për të folur për të gjitha sukseset e saj, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e mirënjohur ‘Vogue’ për të qenë pjesë e kopertinës së saj për muajin janar 2019-të.

Dua ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr për të dhe u ka “kërkuar të gjithëve ta pickojnë”, sepse nuk mundet ta besojë se është bërë realitet. E veshur me një fustan të bardhë me pupla, këngëtarja shqiptare duket mahnitëse në foton e kopertinës, që pritet të dalë në janar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb